2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i kabinetit të presidentes thotë se Serbia po shpërndan lajme të rrëme

Shefi i kabintetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, thotë se Serbia është duke shpërndarë informacione të rrëme.

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk kanë “listë” me të cilën po i arreston serbët.

Përkundrazi, sipas tij, Serbia e ka një listë të tillë të shqiptarëve dhe serbëve, me të cilën po i frikëson ndalon ilegalisht në kufi.

“Sinjalizim informacioni të rremë!

Institucionet e Kosovës nuk kanë “listë” për arrestimin arbitrar të serbëve. Ndërsa, Serbia ka qartë një listë të qytetarëve (shqiptarë dhe serbë), të cilët i frikëson dhe i ndalon ilegalisht në kufirin me Kosovën. Mentaliteti i Millosheviçit vazhdon në Beograd” shkroi Vela në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img