0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i kabinetit të Konjufcës fajëson mësimdhënësit për pamjen e fëmijëve me fotografitë

Disa fotografi të publikuara sot ku fëmijët në një shkollë shihet duke mbajtur në duar fotografinë e presidentes Vjosa Osmani dhe të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca ka ngritur reagime të shumta.

E pas këtij publikimi ka reaguar edhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Glauk Konjufca.

Kërçeli tha se jaën kundër praktikës që fëmijët të mbajnë në duar fotografitë e figurave politike.

Por sipas tij përgjegjës për këtë janë vetë mësimdhënësit.

“Në këtë foto po shihen fëmijët duke mbajtur fotografinë e kryetarit të Kuvendit dhe Presidentes. Pajtohemi që nxënësit e shkollave të ndryshme të Kosovës të bëjnë vizita në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të njoftohen nga afër me punët e institucioneve të vendit. Një veprimtari e tillë ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën. Mirëpo jemi kundër kësaj praktike që fëmijët të mbajnë në dorë fotografi të figurave politike”, tha ai.

Kërçeli theksoi se shprehin keqardhje që një gjë e tillë ka ndodhur.

“Fëmijët e kanë botën e tyre të pastër dhe të pafajshme dhe duhet të mbahen larg fenomeneve të tilla. Por për këtë janë përgjegjës mësimdhënësit.Shprehim keqardhje që një gjë e tillë ka ndodhur pa dijeninë tonë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img