Shefi i Kabinetit të ministres, Donika Gërvalla, Sharr Jakupi, shihet në një klub të striptizit.
Kështu pretendon portali “Demokracia.com” i cili e ka publikuar fotografinë e Jakupit, e cila gjithmonë sipas shkrimit është bërë në Tajlandë.
Sidoqoftë, MPJ-ja ka bërë të ditur për mediumin në fjalë se vizita në këtë shtet, nuk ka pasur përgjatë dy viteve të fundit.
“Ju njoftojmë se në dy vitet e fundit nuk është realizuar asnjë vizitë zyrtare nga MPJD në Tajlandë”, – thuhet në përgjigjen e tyre.
Po ashtu, në raportim thuhet se edhe vetë Jakupi, nuk ka qenë i qasshëm për të dhënë detaje rreth kësaj fotografie./PrishtinaPress/