Gjatë ditës së djeshme, Muzeu i Muzikës në qytetin e Gjakovës u përfshi nga flakët. Lidhur me këtë, zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, ka vazhduar të fajësojë kryetarin e Komunës, Ardian Gjini, për zjarrin, raporton Gazeta Sinjali.
Xhavit Alijaj – shef i kabinetit të kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas deklaratave të Tafarshikut.
Aliaj ka ironizuar me deklaratat e Tafarshikut rreth kësaj çështje, duke i quajtur trillime e të rrejshme.
Postimi i plotë:
“Ali Tafarshiku, i autorizuari i qeverise Kurti si telall e nxites ne Gjakove.
Po thote: “Ardian Gjini duhet arrestuar per neglizhence“. Pastaj, tha: “Kane me ndertu banesa, aty“. Dikund tjeter paska thane: “Gjakova nuk ua ka me borgj zhdukjen e vlerave te saj“.Dmth, ky po thote, qe, permes neglizhences do te ndertohen banesa aty, qe te zhduken vlerat e qytetit te Gjakoves. Sa i shthurur.
K‘ta pernjemend mendojne se gjysa e qytetareve te Kosoves jane analfabet dhe mundohen gjithmone te japin informata te rrejshme, me shpresen se dicka nga rrenat e trillimet e tyre mund te besohet”, shkruan ai.