Site icon PrishtinaPress

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së kundërshton propozimin e Qeverisë për mbyllje totale të vendit

Qeveria e Kosovës pritet që sot gjatë ditës të marrë vendim për masat e reja antiCOVID-19.

Kryeministri, Avdullah Hoti dje ka paralajmëruar mbyllje totale, e kundër një gjëje të tillë ka dalë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Gashi në një konferencë për media pas dështimit të seancës ku pritej votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Rimëkëmbje, tha se qytetarët dhe ekonomia kosovare nuk do të mund ta përballonin edhe një mbyllje tjetër.

“Unë personalisht mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm, ekonomia dhe qytetarët e Kosovës e kanë shumë të vështirë që ta përballojnë edhe një mbyllje. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të ketë sa më pak masa që janë të mundshme, por ato qka janë të domosdoshme duhet të ndërmerren”, tha Gashi.

Kundër mbylljes totale të vendit ka dalë edhe partneri i koalicionit qeverisës, AAK.

“Grupi parlamentar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i bën thirrje qeverisë që ti rishikojë masat e parapara për mbyllje totale. Të nderuar kolegë të Qeverisë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër mbylljes totale të vendit për arsye të menaxhimit të Pandemisë. Ne mendojmë që duhet të shfrytëzohen alternativat e mundësive të mbrojtës së shëndetit publik duke ruajtur edhe ekonominë e vendit e cila edhe ashtu është dëmtuar shumë”, ka thënë deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj në konferencë.

Exit mobile version