13.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i FMN-së: Në Kosovë duhet të rriten pagat

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar po kërkon nga Qeveria e Kosovës rritjen e pagave për sektorin publik.

Shefi i misionit të FMN-së për Kosovë, Gabriel Di Bella, tha se pagat duhet të rriten, por kjo kërkoj të ndodhë në mënyrë të matur dhe në përputhje me Ligjin për pagat. Kështu edhe Di Bella ka kërkuar nga qeveria miratimin e Projektligjit të pagave.

Di Bella: Duhet të rriten pagat

“Kjo do të ketë implikime të shpenzimeve buxhetore, kështu që ne dëshirojmë që të ketë një balancim të duhur në mes të shpenzimeve kapitale dhe asaj rrjedhëse. Kosovës i duhen shpenzimet në infrastrukturë, shëndetësi por edhe arsim. Kështu që është me rëndësi, po, të rriten pagat, duhet të rriten, por të bëhet kjo në mënyrë të matur në përputhje me ligjin dhe që të ketë një balancim. Çdo rritje e pagave në sektorin publik duhet pasur parasysh edhe sektorin privat. Sepse aftësia konkurruese në sektorin privat do të ndikohet negativisht”, theksoi Di Bella.

Në një konferencë të përbashkët me misionin e FMN-së, ministri i Financave, Hekuran Murati, paralajmëroj se shumë shpejt do ta procedojë Qeveria në Kuvend Projektligjin për pagat, i cili tha se aktualisht është si draft në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Murati: Projektligji për pagat do të procedohet shpejt në Kuvend

“Kur të ketë një konsolidim të të gjithë atyre komenteve që janë pranuar gjatë konsultimeve publike, do të kemi edhe një vlerësim të ndikimit financiar nga ana e Ministrisë së Financave, do të procedohet në qeveri dhe kuvend shumë shpejt”, tha Murati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img