0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i EULEX-it viziton Rakiqin, ky e falënderon që Pantiqit i kanë çuar ilaçe në paraburgim

Shefi i EULEX’it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka njoftuar se ka pasur një diskutim me kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq për situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në veri të Kosovës.

Wigemark përmes një cicërime në Twitter njoftoi se Rakiq e ka falënderuar atë për monitorimin e rastit kundër Deajn Pantiqit, dhe që i kanë dërguar ilaçe në paraburgim.

“Diskutim i rëndësishëm me kreun e Listës Srpska, Goran Rakiq, mbi situatën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Rakiq falënderoi @EULEXKosovo për monitorimin e rastit kundër Dejan Pantiqit dhe për tentativën për t’i dorëzuar medikamente”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img