Site icon PrishtinaPress

Shefi i EULEX-it takohet me Haxhiun, diskutojnë për personat e pagjetur dhe luftën kundër dhunës

Kreu i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se biseduar dje me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, për çështjen e personave të pagjetur dhe luftën kundër dhunës.

Sipas misionit të EULEX-it në Twitter, është diskutuar edhe për rehabilitimin e të burgosurve përmes Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, dje ka pasur një takim njohës me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ndër të tjera është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm për personat e pagjetur përmes Institutit për Mjekësi Ligjore, rehabilitimin e të burgosurve përmes Shërbimit Korrektues gjinor të Kosovës”, thuhet në deklaratën e misionit të EULEX.

Exit mobile version