0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i EULEX-it: Është opsion edhe dërgimi i mijëra trupave shtesë të NATO-s në Kosovë

Lars-Gunnar Wigemark, kreu në largim i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, i njohur si EULEX, ka thënë se gjatë konfrontimit të dhunshëm të javës së kaluar në veri të Kosovës “pati lëndime shumë të rënda nga disa ushtarë të KFOR-it”.

Wigemark ka deklaruar se do të vijë koha kur policia civile e EULEX-it, e cila nuk ka më kompetenca ekzekutive, por vetëm monitoron dhe udhëzon policinë e Kosovës, nuk do të jetë e nevojshme në Kosovë.

“Por kushtet ende nuk janë aty,” tha ai, në një intervistë për Associated Press.

Diplomati evropian nuk e ka përjashtuar mundësinë që NATO të vendosë “mijëra trupa ushtarake” në Kosovë.

“Nëse situata po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, nëse fillon të përshkallëzohet përsëri, sigurisht, ky është një opsion”.

Kujtojmë se pas tensioneve në komunat veriore, NATO ka dislokuar 700 trupa në Kosovë dhe ka deklaruar se edhe një batalion shtesë është në gjendje gatishmërie.

Wigemark, i cili ka shërbyer edhe në Bosnje-Hercegovinë, tha se është jetike që “këto lloj incidentesh të mos lejohen të shpërthejnë, të kalojnë në një lloj konflikti të armatosur”.

“Dialogu i vazhdueshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ky është vendi për të zgjidhur shumicën e çështjeve të pazgjidhura”, ka deklaruar Wigemark.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img