1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i EULEX-it dhe komandanti i KFOR-it shkojnë në veri

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka dalë për shetitje në pjesën veriore të Mitrovicës me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, mëngjesin e së shtunës.

Kështu ka bërë të ditur Wigemark nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, duke thënë se i kanë të sinkronizuara rolet në sigurimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

“Sot në mëngjes shkaum në shëtitje pranë lumit Ibër në Mitrovicë bashkë me komandantin e KFOR-it, MG Angelo Michele Ristuccia. Më pas, shijuam një kafe në veri të Mitrovicës”, shkruhet në postimin e tij.

“EULEX dhe KFOR janë të sinkronizuar në rolet respektive të sigurisë në Kosovë”, përfundon postimin i pari i EULEX-it.

Postimi i tij vjen pas raportimeve se EULEX po kryejnë patrullimet në veri të vendit, pas dorëheqjes së rreth 600 policëve serbë nga Policia e Kosovës.

130 oficerë nga Polonia dhe Italia – të cilët po patrullojnë në tre komuna ku nuk ka prezencë policore lokale – nuk kanë fuqi arrestimi, por BE-ja dëshiron që prania e tyre të mbushë vakuumin e sigurisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img