Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, gjatë një interviste dhënë televizionit serb Pink, ka deklaruar se Togo është vendi i 15-të që ka tërhequr njohjen e Kosovës.

111
Advertisement

Ai ka pranuar se ka për qëllim që numrin e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës të bie nën 97, që i bie të jetë gjysma e 193 vende sa edhe i kanë në total Kombet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Advertisement

“Vazhdojmë tutje, derisa Kosova që ta kuptojë që gjërat nuk kanë marrë fund dhe se duhet të mendoj për kompromis”, ka shtuar Daçiq për televizonin Pink.

Edhe pse dy javë më parë ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë pati paralajmëruar se edhe një shtet do ta tërheq njohjen e Kosovës, ai deri më tani nuk ka dashur ta zbulojë emrin e vendit.

Daçiq gjatë intervistës ka treguar edhe notën e këtij vendi sa i përket tërheqjes së njohjes, duke pretenduar se një vendim i tillë është marrë më 28 qershor.

E sikur kjo të mos mjaftonte, shefi i diplomacisë serbe ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë me “aktivitete” të tilla.

PostAdssFotoja e reklamës