Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, së bashku me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar një fshat të Vushtrrisë me shumicë serbe.
Ambasadori Szunyog përmes një cicërime në Twitter ka shkruar se nga fillimi i pandemisë janë shtuar incidentet ndër-etnike në Vushtrri dhe ato duhet të adresohen.
“Gjatë qëndrimit në Vushtrri së bashku me kryetarin Idrizi vizitova fshatin Gojbulë për të biseduar me popullatën lokale të serbëve të Kosovës. Incidentet ndër-etnike kanë qenë të rralla në Vushtrri deri në pandemi, por janë shtuar që nga atëherë dhe duhet të adresohen. BE-ja qëndron për të drejta të barabarta”, ka shkruar Szunyog.