Shefi i grupit të asambleistëve të AAK-së në Prishtinë, Bahri Gashi ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rames.
Sot nga ora 10:00 është pritur të mbahet seanca nga asambleja komunale e Prishtinës, por e cila deshtoi pasi që kryetari Rama ndërpreu seancen, shkruan PrishtinaPress.
E për këtë ka reaguar ashpër Shefi i grupit të asambleistëve të AAK-së, Bahri Gashi.
“Ne shkuam në Seancë, por Perparim Rama pa të drejtë duke dalur shumë joserioz e ndërpreu Seancën që e kanë thirrur me arsyetime banale.”
Ai poashtu shtoi se kryetari i Prishtinës po sillet sikur të ishte “mbret” në Prishtinë.
“Kjo ndërhyrje e Përparim Ramës në Asamble është veç vazhdim, pasi që ai po sillet si mbret në Prishtnë, duke e shkelë Asamblenë edhe koalicionin e vet e duke vepruar kokë më vete.”
Postimi i tij i plotë:
Diktatura në Komunën e Prishtinës
Me datën 13 nëntor 2023 na kanë thirrur në Seancë të Jashtëzakonshme pa kritere. Me datë 17.11.2023 pra sot, në takim të KPF prej orës 8:00-11:00, ku dhe është shtyer koha e fillimit të seancës nga ajo e paraparë në ora 10:00, duke e ngarkuar ditën.
Eh, qëllimi ka qenë që të kalohen disa rregullore që në vend se të rregullohet e lehtësohet jeta e qytetarit dhe zhvillimi i biznesit, ato veç do ua ngarkonin.
*Çmimet për parking që e kalon pagën mesatare.
*Rritja e çmimit të mbeturinave.
*Synimi pë të krijuar monopol në kontejnerë.
*Presioni ndaj ndërtuesve për leje ndërtimi.
*Sjellin rregullore që krijojnë konflikt me rregulloret e më hershme.
Pas kritikave nga ne Opozita për shumë çështje dhe me kërkesën tonë e ndërprejtëm takimin e KPF me qëllim që të mos presin kolegët tanë nëpër koridore për të filluar seancën e orës 10:00 në ora 11:00.
Ne shkuam në Seancë, por
Perparim Rama pa të drejtë duke dalur shumë joserioz e ndërpreu Seancën që e kanë thirrur me arsyetime banale.
Kjo ndërhyrje e Përparim Ramës në Asamble është veç vazhdim, pasi që ai po sillet si mbret në Prishtnë, duke e shkelë Asamblenë edhe koalicionin e vet e duke vepruar kokë më vete.
Ne si AAK-ë jemi të brengosur për çka po nodhë në Kryeqytet, por do të vazhdojmë të jemi zëri i kritikës me synim përmirësimin e jetës së qytetarit.