-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Shefi ekzekutiv i Volkswagen thotë se situata është “alarmante” – nevojiten masa 

Shefi ekzekutiv i Grupit Volkswagen të Gjermanisë e ka përshkruar situatën në markën kryesore të kompanisë VW si “alarmante”, disa ditë pasi planet për shkurtime të shpenzimeve dhe mbyllje të mundshme të fabrikave në tregun e saj vendas shkaktuan zemërim te punonjësit.

Duke shkruar në edicionin e së dielës të gazetës Bild, Oliver Blume tha se nevojiteshin ndryshime rrënjësore për të siguruar mbijetesën e prodhuesit të makinave, shkruajnë mediate huaja.

Më pak automjete po blihen në Evropë, tha Blume, ndërsa konkurrentë të rinj nga Azia po hyjnë në treg.

“Pitja është bërë më e vogël dhe kemi më shumë të ftuar në tryezë”, shtoi ai.

Industria evropiane e automobilave po përballet me sfida të paprecedentë, argumentoi Blume. “Dhe mjedisi ekonomik është përkeqësuar sërish, veçanërisht për markën VW”.

Pavarësisht rënies, Volkswagen nuk do të braktisë vendin e tij, premtoi Blume.

“Ne jemi të vendosur për Gjermaninë si një vend, sepse Volkswagen ka formuar breza të tërë. Ne kemi punonjës, gjyshërit e të cilëve kanë punuar gjithashtu në Volkswagen. Unë dua që edhe nipërit e tyre të mund të punojnë këtu”. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img