1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shea tregon formulën për anëtarësim më të shpejtë të Kosovës në NATO: Ky problem duhet zgjidhur

Ish-zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë a folur për aspiratën e Kosovës për anëtarësim në NATO, e cila është aktualizuar jashtëzakonisht shumë ditëve të fundit pas ngjarjeve në Ukrainë. 

Shea ka thënë se në Kosovë janë mbi 3 mijë trupa të NATO-së dhe kjo tregon se Kosova është një lloj anëtareje de facto e NATO-s, meqë mbrohet nga këto trupa. Megjithatë thotë se për t’u anëtarësuar duhet të zgjidhet çështja e shteteve që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kosovarët janë shumë entuziastë për NATO-n. NATO ka ende mbi 3,000 trupa në Kosovë që e mbrojnë çdo ditë. Deri diku, Kosova është një lloj anëtareje de facto e NATO-s, sepse mbrohet nga trupat e NATO-s. Por, për t’u anëtarësuar, duhet të zgjidhet çështja e shteteve mosnjohëse, që janë anëtare të NATO-s. Vendet si Spanja dhe Sllovakia, për arsye të veta historike, nuk e njohin Kosovën. Ky është problem edhe në Bashkimin Evropian dhe është një pengesë e madhe”, ka thënë Shea teksa është pyetur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO. 

Ai tutje thotë se shpreson që NATO ta rrisë bashkëpunimin me Kosovën në Partneritetin për Paqe, në mënyrë që të fillojë përgatitja e Kosovës për anëtarësim në përputhje me standardet e NATO-së, në mënyrë që  pastaj kur të hiqen pengesat politike, Kosova të jetë e gatshme që të anëtarësohet shpejtë në NATO.

“Për momentin, shpresoj që NATO-ja do të rrisë bashkëpunimin me Kosovën, në Partneritetin për Paqe, dhe së paku të fillojmë ta përgatisim Kosovën në përputhje me standardet e NATO-s, që të jetë si anëtare e NATO-s, në mënyrë që kur të hiqen pengesat politike, ajo të jetë në përputhje me standardet e NATO-s dhe të anëtarësohet shpejt në Aleancë”, ka thënë tutje Shea. 

Ai tutje ka folur edhe për efektin e mundshëm që mund të ketë konflikti në Ukrainë në Kosovë. Shea ka thënë se ajo çfarë po ndodh me agresionin rus duhet të jetë një pretekst për BE-në dhe Lajçakun që të shtyjnë përpara bisedimet Kosovë-Serbi në mënyrë që të zgjidhen çështjet e mbetura.

Shea gjithashtu thotë se duhet t’i bëhet presion Serbisë që nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe në kampin demokratik dhe në atë autoritar dhe shton se duhet treguar Serbisë që njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës është kusht për anëtarësim në BE.

“Kosovarët, para së gjithash, kanë treguar solidaritet. Kam dëgjuar se si presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova do të pranonte refugjatë nga Ukraina, sepse ata vetë kanë qenë refugjatë në vitin 1999 dhe e kuptojnë se çfarë do të thotë të dëbohesh nga një agresor.

Natyrisht, mendoj se përpjekjet ruse janë një tjetër pretekst për Bashkimin Evropian, për të dërguarin e tij të posaçëm, Mirosllav Lajçak, për t’i shtyrë përpara bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, në përpjekje për t’i zgjidhur disa nga çështjet e mbetura.

Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë presion masiv Serbisë, duke i treguar se nuk mund të jetë në kampin demokratik dhe në kampin autoritar në të njëjtën kohë dhe duke i treguar se njohja e Kosovës është thelbësore nëse dëshiron që një ditë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, ka potencuar Shea.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img