-0.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Buy now

spot_img

SHBA vendos sanksione të reja ndaj zyrtarëve iranianë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve iranianë më 21 dhjetor, përfshirë ndaj prokurorit të përgjithshëm dhe zyrtarëve kyçë ushtarakë.

Ky është rundi i fundit i sanksioneve të Uashingtonit në përgjigje të shtypjes së protestave që u nxitën pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini në muajin shtator.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se ka vendosur sanksione ndaj Mohammad Montazeri, prokurorit të përgjithshëm të Iranit, duke e akuzuar atë se ka udhëzuar gjykatat në shtator që të shqiptonin dënime të ashpra për shumë persona të arrestuar gjatë protestave.

Po ashtu, në listën e sanksioneve është edhe kompania iraniane Imen Sanat Zaman Fara, që sipas Thesarit prodhon pajisje për forcat e sigurisë iraniane, përfshirë edhe makina të blinduara që përdoren për të shtypur protestat.

Uashingtoni po ashtu ka sanksionuar edhe dy zyrtarë të lartë të Forcave për Rezistencë të Iranit, Basij, një milici që ka lidhje me Gardën Revolucionare Islamike, që janë angazhuar në shtypjen e protestave. Në listë të sanksioneve janë edhe dy zyrtarë të Gardës.

“Ne dënojë përdorimin në rritje të dhunës nga regjimi iranian kundër popullit të tij, i cili po mbron të drejtat e tij njerëzore”, tha nënsekretari amerikan i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian Nelson.

Protestat mbarëkombëtare në Iran po vlerësohen si sfida më e madhe për udhëheqjen e vendit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Irani ka akuzuar fuqitë perëndimore për nxitjen e trazirave./rel

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img