Site icon PrishtinaPress

SHBA, vendi i parë në botë me mbi 1.000 vdekje nga coronavirusi në ditë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë që raportoi 1 mijë vdekje si pasojë e Coronavirusit brenda 24 orëve të mërkurën, ndërsa numri i rasteve me përfundim fatal u rrit në 5.000.

Me mbi 216.000 infeksione në të gjithë vendin, Amerika tani është më e prekur nga COVID-19 sesa çdo vend tjetër në botë.

Virusi nuk tregon shenja të ngadalësimit, pavarësisht se i gjithë vendi është në karantinë, dhe ekspertët paralajmërojnë se rreth 200.000 persona mund të vdesin deri në përfundim të pandemisë.

Ka frikë se epiqendra tjetër do të jetë qyteti i Detroit, pasi numri i vdekjeve në Miçigan u dyfishua në vetëm tre ditë – një shenjë e rritjes eksponenciale të cilën shkencëtarët e përdorin si një tregues të pikave.

Numri i vdekjeve në SHBA tani po tejkalon dukshëm numrin e vdekjeve të raportuara zyrtarisht në Kinë (3.309), ku shpërthimi filloi për herë të parë në dhjetor.

New Jersey është i dyti pas New York me 355 vdekje dhe 22.225 infeksione. New York vazhdon të durojë, me 84.025 infeksione dhe 2.219 vdekje. /kp

Exit mobile version