Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Beacon Hill të SHBA-ve ku një shqiptar i moshës 31 vjeçare është gjetur i vdekur pranë bregdetit pak metra larg hotelit ku po qëndronte me të dashurën e tij.
Në dhomën e tyre, policia ka gjetur të dashurën me origjinë latine gjithashtu në prag vdekje. Të dy kishin të çara në qafë, të shkaktuara me shumë gjasë nga ndonjë thikë apo objekt i mprehtë.
Fatkeqësisht ambulanca e ardhur për të shpëtuar të renë nuk ka mundur të bëjë dot gjë, pasi ajo ka humbur jetën rrugës drejt spitalit.
Policia shprehet se motivet e krimit janë ende të paqarta, por nga hetimet e deritanishme rezulton se vdekja e çiftit ka ardhur për shkak të një zënke mes palëve, e cila ka degjeneruar në përdorimin e mjeteve të ftohta, e për rrjedhojë në vdekjen e të rinjve.