1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

SHBA vazhdon trysninë për armëpushimin në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ushtrojnë trysni për arritjen e një armëpushimi në luftën 10-mujore Izrael-Hamas. Marrëveshja, veç ndalimit të luftimeve do të përfshijë edhe lirimin e pengjeve të marrë gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Laurel Bowman negociatorët pritet të kthehen në bisedime, që po zhvillohen në Kajro, deri në fund të javës, pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken vizitoi rajonin.

Luftimet kanë vazhduar në Rripin e Gazës mëngjesin e të premtes, ndërsa Uashingtoni, Katari dhe Egjipti po vazhdojnë përpjekjet për ndalimin e luftës.

Ushtria izraelite njoftoi të premten se ka vrarë ‘dhjetëra’ militantë gjatë luftimeve të një dite më parë.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se sulmet izraelite vranë të paktën 22 persona, ndërsa vazhdojnë luftimet Izrael – Hamas.

Banori i Gazës, Majid al Dabak thotë se ai humbi të afërmit në këto sulme.

“Shtëpia u godit dhe të gjithë brenda, fëmijë, burra, gra u hodhën në erë, sikur shtëpia të mos ishte ndërtuar kurrë…”, thotë zoti Dabak.

Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thonë se përgjatë sulmeve 10 mujore izraelite janë vrarë më shumë se 40,000 palestinezë. Izraeli thotë se sulmet e tij kanë në shënjestër grupin të përcaktuar si terrorist nga Uashingtoni, Hamas, i cili vrau 1200 njerëz dhe mori qindra pengje gjatë sulmit të 7 tetorit.

Të enjten u njoftua se një tjetër luftanije amerikane hyri në ujërat e Lindjes së Mesme, ndërsa vazhdojnë tensionet në pritje të sulmi të mundshëm iranian ndaj Izraelit. Teherani është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hezbollahut, dy prej aleatëve të tij në rajon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img