9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

SHBA udhëzon turistët amerikanë në Irlandë “të mos ecin vetëm natën”

Ambasada amerikane në Dublin lëshoi një direktivë për amerikanët në Irlandë duke u bërë thirrje atyre të respektojnë masat e sigurisë dhe “të shmangin ecjen vetëm”.

Turistëve u kërkohet të kenë kujdes se ku ecin, veçanërisht në vende të panjohura ose të mbushura me njerëz. Gjithashtu, këshillohen të shmangin përdorimin e celularëve në publik dhe të jenë të matur.

Por atyre u kërkohet veçanërisht të mos jenë vetëm, veçanërisht gjatë natës.

Mesazhi vjen pas incidenteve të javës së kaluar, më e rënda prej të cilave la një 57-vjeçar amerikan në terapi intensive.

Burri u sulmua nga të rinjtë në një rrugë të Dublinit më 19 korrik. Për sulmin akuzohet një adoleshent.

Në të paktën dy raste të tjera, një burrë dhe një grua u sulmuan dhe më pas u dërguan për trajtim në spital.

Kryeministri irlandez Leo Varadkar ka premtuar se do të ndërmarrë veprime për të luftuar krimin në rrugë, me më shumë policë në rrugë. Ai tha gjithashtu se pas pandemisë krimi është shtuar. /Abc news

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img