Site icon PrishtinaPress

SHBA: Turqia dhe Hungaria duhet të miratojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO deri në korrik

SHBA kërkon të miratohet anëtarësimi i Suedisë në NATO deri në Samitin e korrikut, deklaroi Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili vizitoi bazën detare suedeze Muska, afër Stokholmit.

Austin i bëri thirrje Turqisë dhe Hungarisë që të ratifikojnë anëtarësimin e Suedisë në Aleancë “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe përpara samitit të ardhshëm të aleancës në fillim të korrikut.

“Ne mezi presim që së shpejti të mirëpresim Suedinë si anëtaren e 32-të. Dhe për të qenë të qartë, ne presim që kjo të ndodhë përpara samitit të korrikut,” tha ai.

“Prandaj ne i bëjmë thirrje Turqisë dhe Hungarisë që të ratifikojnë anëtarësimin e Suedisë sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ai.

Ushtria amerikane ka rritur misionet e saj detare dhe ajrore në Suedi “për të treguar mbështetjen e thellë”, shpjegoi sekretari amerikan, pas kërcënimeve për hakmarrje të bëra në fillim të prillit nga ambasadori rus në Stokholm.

Uashingtoni ka mbështetur që në fillim pranimin e Finlandës dhe Suedisë, e cila nga ana e saj kërkon që pengesat të hiqen përpara samitit të Vilniusit.

Megjithatë, çështja pritet të jetë e vështirë. Analistët thonë se shumë do të varet nga rezultati i zgjedhjeve të Turqisë më 14 maj, ku presidenti Rexhep Tajip Erdogan kandidon për një mandat të ri.

Turqia akuzon kryesisht Suedinë se është një strehë për “terroristët” kurdë armiqësorë ndaj Ankarasë, duke kërkuar dhjetëra deportim.

 

Exit mobile version