1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

SHBA tregon tre hapat që do ndërmerren: Shqipëria do të fitojë vendin e saj në BE

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones u shpreh e bindur se Shqipëria do ta fitojë vendin e saj si një prej anëtare të Bashkimit Evropian.

Nga konferenca ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, Moses-Ones tregoi edhe tre hapat që Shqipëria do të ndërmarrë edhe më fuqishëm, për të bërë mundur anëtarësimin në BE.

“Ndërsa shqyrtoj prioritetet e politikës së Shteteve të Bashkuara për rajonin, do të përqendrohem në politikën e SHBA-së ndaj Shqipërisë, një vend me një angazhim të demonstruar ndaj bashkësisë transatlantike. Ajo që bëni dhe zgjedhjet që ndërmerrni kanë pasoja të mëdha për bashkësinë euro-atlantike. Më lejoni t’ju them se si.

“Po, deklarata e 18 tetorit e Këshillit të Evropës për zgjerimin ka frymëzuar faqe të tëra komentesh. Ja se çfarë ka rëndësi: Shqipëria është tashmë një vend kandidat – kjo nuk ka ndryshuar. Puna që po tashmë po vazhdon dhe ajo çfarë mbetet për t’u bërë nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë vendin e saj në radhët e shteteve anëtare të BE-së duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave në drejtësi, fshirë korrupsionin dhe fitoren mbi plagën e krimit të organizuar. Kjo ka të bëjë me vlerat; kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit; kjo ka të bëjë me begatinë dhe mundësinë për qytetarët shqiptarë”, u shpreh diplomatja amerikane.

Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, shtoi Moses-Ones, por tashmë reforma zgjedhore është bërë një projekt kombëtar që qeveria, opozita parlamentare dhe partitë opozitare jashtë tij, po e ndjekin.

“Drejtuesit e Shqipërisë kanë treguar vullnetin për të bërë kompromis për hir të së mirës të përbashkët”, theksoi Moses-Ones.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img