Site icon PrishtinaPress

SHBA-të i kërkojnë presidentit kinez që të bëjë presion ndaj Putinit për “krimet e luftës” në Ukrainë

SHBA-të i kanë kërkuar presidentit kinez, Xi Jinping që të bëjë presion ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i ndalur “krimet e luftës” që po kryhen nga Rusia në Ukrainë.

Të dy do të takohen sërish të martën për bisedime zyrtare gjatë vizitës së parë të Xi në Moskë që nga pushtimi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë i bëri thirrje Xi-së që t’i kërkojë homologut të tij rus të tërheqë trupat nga Ukraina.

John Kirby ka deklaruar se kërkimi i një armëpushimi nuk mjafton.

“Ne shpresojmë që presidenti Xi do të bëjë presion ndaj presidentit Putin që të ndalojë bombardimet e qyteteve, spitaleve dhe shkollave të Ukrainës, të ndalojë krimet e luftës dhe mizoritë, dhe të tërheqë trupat e tij”, ka thënë Kirby.

Putini ka thënë se do ta diskutojë një plan prej 12 pikash të propozuar nga Xi-ja për të “zgjidhur krizën akute në Ukrainë”.

Exit mobile version