Site icon PrishtinaPress

ShBA, shqiptari vran ish-bashkëshorten dhe rrëmben vajzën e tyre

Në shtetin amerikan të Floridës, një shqiptar ka vrarë bashkëshorten dhe ka rrëmbyer më pas vajzën e tyre tetëvjeçare.

Mediat amerikane thonë që bëhet fjalë për Renato Muhajn i cili e ka privuar nga jeta Suela Saliajn, dhe më pas ka marrë vajzën e tyre.

Policia në Clearwater të Floridës raportohet ta ketë gjetur të vdekur ish-bashkëshorten e të dyshuarit, mirëpo aty nuk kishte qenë edhe vajza.

Sidoqoftë, ata më pas e kanë gjetur vajzën dhe e kanë kthyer te prindërit e Saliajt, ndërkaq Muhaj është arrestuar.

Exit mobile version