6.5 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Buy now

spot_img

ShBA sërish sanksionon personat dhe kompanitë që mbështesin Millorad Dodikun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë sanksionuar sot tre persona dhe katër kompani që janë të afërt me presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik.

Në njoftimin e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, thuhet se këta ia mundësonin përpjekjet e vazhdueshme të familjes së Dodikut, për t’iu shmangur sanksioneve amerikane.

Tutje njoftimi i DASH-it, thekson se ky veprim përfshin gjithashtu sanksionimin e Stasha Kosharacit, një politikan nga Bosnja dhe Hercegovina, që shërben si një mbështetës kryesor i korrupsionit dhe agjendës politike destabilizuese të udhëheqësit prorus.

Qeveria e ShBA-së edhe më parë e kishte sanksionuar presidentin e Republikës Serbe në BeH, për përfshirje në korrupsion.

“Për vite me radhë, Dodiku e ka shfrytëzuar pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale përmes kompanive të lidhura me të dhe djalin e tij, Igor Dodik. Ky korrupsion ka dëmtuar besimin e publikut në institucionet shtetërore të Bosnjës e Hercegovinës dhe sundimin e ligjit. Rrjeti Dodik ka vazhduar përpjekjet e tij të qëllimshme për të anashkaluar sanksionet amerikane duke manipuluar strukturat e menaxhimit dhe duke riregjistruar kompanitë e sanksionuara me emra të rinj”, thuhet në njoftimin e DASH-it.

Veprimi i sotëm, thuhet në njoftim, shpalos më tej “përpjekjet flagrante dhe korruptive të familjes Dodik për t’u pasuruar dhe për të anashkaluar sanksionet amerikane”, ndërsa theksohet se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të vënë në shënjestër ata që lehtësojnë korrupsionin e Dodikut dhe mundësojnë përpjekjet e tij për të cuar përpara veprimtaritë destabilizuese në Bosnje dhe Hercegovinë.

Njëherit, kjo është hera e katërt vetëm brenda këtij viti që ShBA sanksionojnë individë dhe kompani që sigurojnë pasuri për udhëheqësin e serbëve të Bosnjës dhe familjen e tij.

Shtetet e Bashkuara i kanë vënë sanksione Milorad Dodikut fillimisht me 17 korrik të vitit 2017 për pengim të zbatimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit të vitit 1995, që i dha fund luftës së përgjakshme të Bosnjës, e cila la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë dhe miliona të zhvendosur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img