Site icon PrishtinaPress

SHBA reagon pasi Putini tha se Rusia do të vendosë armë bërthamore në Bjellorusi

Russian President Vladimir Putin attends a meeting with Transport Minister at the Kremlin in Moscow on March 25, 2023. (Photo by Gavriil GRIGOROV / SPUTNIK / AFP)

Presidenti rus, Vladimir Putin, dje ka deklaruar se do të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me kujdes ndaj deklaratës së Putinit, me një zyrtar të lartë të administratës duke thënë se nuk kishte shenja që Moska planifikonte të përdorte armët e saj bërthamore.

Ndryshe, Putin tha se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë, e cila kufizohet edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, më 25 mars citoi Putinin të ketë pohuar se nuk ka “asgjë të pazakontë” sa i përket këtij hapi, dhe se ai nuk shkel traktatet ekzistuese të çarmatimit bërthamor.

“Jemi marrë vesh me [sundimtarin bjellorus, Alyaksandr] Lukashenka që të vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pa shkelur regjimin e çarmatimit”, është cituar të ketë thënë udhëheqësi rus./PrishtinaPress/

Ukraina: Bjellorusia, peng bërthamor i Rusisë – Prishtina (prishtinapress.net)

Exit mobile version