Site icon PrishtinaPress

SHBA “përvëlohet”, Kanadaja kërkon ndihmë për zjarret

Më shumë se 20 rekorde ditore të temperaturave të larta janë thyer përreth Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas shërbimit kombëtar të motit.

Më të lartat e regjistruan në Tukson dhe aeroportin Saford të Arizonës, ku termometri shënoi 43 gradë celcius.

Dielli ka përvëluar edhe shtete të tjera amerikane, përfshirë Teksasin dhe, Floridën dhe Kaliforninë. Disa vatra zjarri janë raportuar, ndërsa të paktën 90 milionë qytetarë janë paralajmëruar që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të temperaturave ekstrem të larta.

Në anën tjetër të kufirit, në Kanada, zjarrfikësit po luftojnë prej ditësh me vatrat e zjarrit në British Columbia.

Shteti atje ka angazhuar ushtrinë, por edhe ka kërkuar ndihmë nga jashtë vendit. Rreth 1 mijë zjarrfikës ndërkombëtar, nga Shtetet e Bashkuara dhe Mesksika kryesisht, u kanë ardhur në ndihmë për të vënë nën kontroll flakët e fuqishme.

Sipas asaj që raportohet, zjarret kanë shkrumbuar 1.2 milionë hektarë pyje gjatë këtij viti. /A2CNN

Exit mobile version