1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

SHBA përplaset me Kinën për Ukrainën

Zëvendëspresidentja amerikane Harris paralajmëron Kinën që të mos mbështesë Rusinë me armë.

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, paralajmëroi  Kinën që të mos mbështesë Rusinë me armë në luftën e saj kundër Ukrainës. Një gjë e tillë do të ishte vetëm shpërblim për agresionin, tha Harris në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Njëkohësisht Harris ripërsëriti pretendimin e Amerikës për rol udhëheqës dhe hodhi poshtë idetë izolacioniste. “Në lojë janë shumë gjëra,” tha përfaqësuesja e presidentit amerikan Joe Biden, duke riafirmuar angazhimin e NATO-s për të ofruar ndihmë.

Kryediplomati kinez, Ëang Yi, e akuzoi SHBA-në për sjellje agresive kundër vendit të tij. Problemet mes shteteve nuk duhet të zgjidhen me presion apo sanksione të njëanshme, tha ish-ministri i Jashtëm në Mynih. Ai njoftoi për një propozim kinez për një zgjidhje paqësore në Ukrainë, por nuk dha detaje.

Wang iu shmang përsëri një pozicionimi të qartë të Pekinit për luftën në Ukrainë. Ai u bëri thirrje evropianëve të ngulin këmbë për negociata midis Rusisë dhe Ukrainës. Ëang nuk donte ta dënonte Moskën. Që nga pushtimi rus udhëheqja në Pekin ka theksuar vazhdimisht neutralitetin e vet. Marrëdhëniet e Kinës me SHBA-në janë të tensionuara për shkak të kërcënimeve të Pekinit kundër Tajvanit dhe manifestimit të forcës ushtarakë në Detin e Kinës Jugore. Marrëdhëniet janë ftohur edhe më tepër pas balonës kineze që u lëshua mbi territorin amerikan.

G7 paralajmëron që asnjë vend të mos mbështesë ushtarakisht Rusinë

Grupi G7 që përfshin Gjermaninë, SHBA-në, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Kanadanë dhe Japoninë paralajmëroi vendet e tjera jo anëtare të këtij grupi që të mos mbështesin ushtarakisht Rusinë. Në një deklaratë të përbashkët e ministrave të Jashtëm të G7 të bërë në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut thuhet se G7 është e vendosur që të sanksionojë vendet “që ofrojnë mbështetje materiale për luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës” ose që i anashkalojnë sanksionet kundër Rusisë. Vende të tilla duhet të llogarisin me “kosto të konsiderueshme”, thuhet në deklaratë.

Edhe zëvendëspresidentja e SHBA-së, Harris dhe ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken, kishin paralajmëruar më parë Kinën për ndonjë mbështetjeje të mundur ushtarake. Presidenti Biden ia ka bërë të qartë presidentit kinez Xi Jinping se kjo konsiderohet si një “çështje shumë serioze”, tha Blinken.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img