-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

SHBA: Partia Demokratike reagon ndaj rrjedhjes së emailave

Pak para fillimit të Konventës Kombëtare Demokratike në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike ka reaguar për informacionet lidhur me rrjedhjen e emailave në opionin.
Robby Mook, menaxher i fushatës i së nominuares së supozuar demokrate për presidente, Hillary Clinton, ka sugjeruar se beson se “aktorët shtetërorë rusë” mund të kenë qenë të involvuar në rrjedhjen e emailave të partisë, me qëllim që të ndihmohet rivali republikan, Donald Trump, i cili ka thënë se do të synoj përmirësimin e lidhjeve me Moskën, nëse zgjedhet president.

Zoti Mook i tha rrjetit CNN se ai nuk mendon se “ishte koincidencë” që emailat janë publikuar “në vigjile” të Konventës Kombëtare Demokratike , që fillon sonte në Filadelfi.
Prej më se 19 mijë emailave të vjedhur e të publikuar nga faqja në Internet, Wikileaks, tregojnë se pjesëtarët e Komitetit Kombëtar Demokratik e kanë favorizuar kandidaten, Hillary Clinton, ndaj rivalit të saj, Bernie Sanders, gjatë zgjedhjeve partiake, duke i zemëruar grupet më progresive të partisë.
Kryesuesja e Komitetit Kombëtar Demokratik, Wasserman Schultz, mbrëmë vonë ka shpallur se do të paraqes dorëheqje “në fund të kësaj konvente”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img