Site icon PrishtinaPress

SHBA paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes nga Hoti e Vuçiq, merr pjesë edhe Trump

residenti amerikan Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë të premten, është bërë e ditur në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas njoftimit, Trumpi do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes paradite (sipas kohës në Washington), si dhe do të mbajë më pas një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi do të jetë privat mes Trump, Hotit e Vuciqit.

Njoftimi s’përcakton çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët kishin bërë të ditur të enjten se bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike.

Exit mobile version