Pas raportimeve të mbrëmshme në media se kinse zyrtarët amerikan u kanë thënë liderëve kosovar se nëse nuk hiqet taksa, do të bëjnë largimin e kampit Bondsteel, ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në reagimin e tyre thuhet se ShBA-të mbajnë përkrahjen për KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-vë ne kampin Bondsteel.
Reagimi i plotë pa ndërhyrje të redaksisë:
Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.
Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt.