Shtetet e Bashkuara kanë abstenuar nga votimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një rezolutë, me të cilën kritikohen vendbanimet izraelite
Ky abstenim ka shkaktuar kritika të jashtëzakonshme nga aleatit më i afërt i Uashingtonit në Lindjen e Mesme dhe republikanët amerikanë.
Rezoluta është miratuar mbrëmë vonë në Këshillin e Sigurmit të OKB-së me 15 shtete anëtare, ndërsa vetëm Shtetet e Bashkuara kanë abstenuar.
Në rezolutë theksohet se ndërtimi i vendbanimeve që po vazhdon, në territoret që palestinezët thonë se u takojnë atyre, është “shkelje flagrante” e së drejtës ndërkombëtare.
Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara kanë mundur ta përdorin veton për ta penguar këtë rezolutë, ashtu siç kanë vepruar pothuajse çdo herë në të kaluarën lidhur me rezolutat për konfliktin izraelito – palestinez.
Por, duke e lejuar votimin që të mbahet, administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, në mënyrë efektive e ka kritikuar Izraelin.
Administrata Obama ishte nën presion të vazhdueshëm nga lobistët izraelitë dhe nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump, për të vënë veto në këtë rezolutë.
Republikanët me poste të larta në Kongresin amerikan e kanë dënuar qëndrimin e administratës Obama.
Republikani Paul Ryan tha se ky veprim është “absolutisht i turpshëm”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka pasur raporte të ftohta me administratën Obama, tha se qeveria e tij nuk do ta respektoj këtë rezolutë.
Në rrjetin Twitter, një orë pasi është miratuar rezoluta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Donald Trump ka shkruar” “Sa i përketë OKB-së gjërat do të ndryshojnë pas 20 janarit”.