2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

SHBA merr nën kontroll aeroportin e Kabulit

Aktualisht janë afro 2,500 trupa amerikane që po qëndrojnë në aeroportin e Kabulit, sipas sekretarit të i shtypit të Pentagonit, John Kirby, gjatë një konferencë prapa kamerave të hënën.

Siç raporton BBC, ushtria amerikane citohet të ketë thënë se ka qëlluar me armë dy burra të armatosur.

Të gjitha fluturimet drejt vendeve të tjera janë ndërprerë, pasi që ushtarët amerikanë po tentojnë të hapin rrugë për pistat e fluturimit. 

SHBA dhe shtetet e tjera po nxitojnë që të evakuojnë stafin dhe aleatët afganë.

Një zëdhënës i Pentagonit deklaroi se të gjitha fluturimet ishin ndaluar “me kujdes të shtuar”.

“Forcat ushtarake amerikane janë duke punuar së bashku me trupat turke dhe të tjera ndërkombëtare për të pastruar zonën. Nuk e dimë ende se sa kohë do të zgjasë kjo”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img