Shnathi Kalathil, zëvendësndihmëse dhe koordinatore për demokraci e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka vlerësuar lart kontributin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve të këtij samiti.
Kalathil ka thënë se gjatë vitit 2022 Kosova ka arritur suksese në tri zotime të rëndësishme, që përfshijnë çështje si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut, e të tjera.
Një vlerësim ajo pati edhe për presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, e cila tha se e ka udhëhequr Kosovën në përmbushjen e këtyre zotimeve.
“Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore”, deklaroi Shanthi Kalathil.
Këtë vlerësim, ajo e shpalosi në kuadër të edicionit të 10-të të Javës së Gruas, organizuar nga NDI.