-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

SHBA mbështet aksionin policor në veri të Kosovës dhe kërkon të vazhdojë dialogu

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jonathan Cohen, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku po diskutohet lidhur me Raportin e Sekretarit të Përgjithshëm për punën tremujore të këtij misioni në Kosovë, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut, ndërsa ka mbështetur aksionin policor në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se duhet të hiqet taksa e vendosur për produktet serbe.

“Duhet të hiqen pengesat dhe rikthimi menjëherë në dialog. Kjo do të thotë heqja e tarifës mbi produktet serbe dhe të mos ketë më provokime. Pavarësia e Kosovës është realitet, të dyja palët duhet të ecin në rrugën e tyre evropiane. Duhet të angazhohemi në përforcimin e ligjit, në luftim të kontrabandimit dhe korrupsionit”, ka thënë ai.

Cohen ka përmendur edhe operacionin policor në Kosovë, dhe pengesat e vëna nga diplomati rus.

“Operacioni policor më 28 maj ka ndodhur në shumë vende të Kosovës. Është dëshpëruese që policët e Kosovës janë përballur me barrikada dhe janë plagosur. Përfshirja e personelit të UNMIK-ut dhe vetura është brengosëse. Hetimi i pas operacionit është me rëndësi të prezantojë fakte. Pengimi i një ushtrimi të ligjshëm nuk është në interes të nejrëzve në Kosovë. Këto ngjarje tregojnë se palët duhet t’i rikthehen menjëherë dialogut dy vendet”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img