13.5 C
Pristina
Saturday, July 6, 2024

Buy now

spot_img

ShBA: Masa për mbrojtje nga moti ekstrem

Ndërkohë që ishujt e Karraibeve po përjetojnë uraganin e parë të Kategorisë 5 këtë vit dhe shtete si India dhe Kina po përballen me reshjke rekord shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, shkencëtarët paralajmërojnë se moti ekstrem do të bëhet normë si rezultat i ndryshimeve klimatike. Presidenti amerikan Joe Biden shpalli masa të reja klimatike për rimëkëmbje.

Uragani Beryl po i afrohet Xhamajkës pasi kaloi nëpër pjesën juglindore të Karraibeve.

Peshkatarët si Clive Davis po përpiqen të përforcojnë barkat e tyre.

“Stuhia tropikale u shndërrua shumë shpejt në uragan. Kaq shpejt! Është e pazakontë,” thotë zoti Davis.

Sezoni i uraganëve po vendos rekord të ri këtë vit, sipas shkenctarëve.

“Është ngjarje e pazakontë sepse po ndodh shumë më herët se sa pritej. Zakonisht, stuhi të tilla godasin në gusht dhe shtator, ndërkohë që tani ky uragan po godet në qershor dhe korrik,” thotë eksperti Andrew Dessler nga Universiteti i Teksasit A&M.

Në Uashington, ku javën e kaluar temperaturat shënuan nivele rekord të dekadës së fundit, zyrtarët e emergjencave të martën informuan Presidentin Joe Biden dhe anëtarët e kabinetit të tij mbi motin ekstrem.

“Aktualisht dhjetëra miliona amerikanë jetojnë në vende ku ka paralajmërime për temperatura nga më të lartat të regjistruara ndonjëherë. Muajin e kaluar këtu në Uashington, temperaturat ishin 37 gradë Celsius, në Feniks të Arizonës 44 gradë dhe në Las Vegas, 43 gradë,” deklaroi Presidenti Biden.

Presidenti Biden theksoi se temperaturat ekstreme janë shkaktari kryesor i vdekjeve si pasojë e motit në Shtetet e Bashkuara dhe shpalli një mori masash, që sipas tij, do të mbrojnë amerikanët.

Ato përfshijnë standarde të reja sigurie në vendin e punës dhe fonde prej rreth 1 miliardë dollarë për të financuar projekte që do të mbrojnë komunitetet e ndryshme nga rreziqet natyrore si stuhitë dhe vërshimet.

Skena si këto tashmë po shihen rreth e qark botës në vende si Nju Delhi në Indi, që këto ditë po përballet me reshtje të dendura shiu pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që arritën në 53 gradë Celsius në fundit të muajit maj.

“Po bëhet gjithnjë më nxehtë. Nuk është çështje kujtese. Është çështje fizike. Po çlirojmë gaze të dëmshme në atmosferë dhe rezultati është një botë më e nxehtë,” thotë zoti Dessler.

Shkenctarët thonë se temperaturat e larta, rritja e nivelit të ujit në det dhe ndryshimet në sasinë e reshjeve atmosferike janë shenjë se stuhi si uragani Beryl do të jenë më të shpeshta në të ardhmen./VOA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img