Site icon PrishtinaPress

SHBA: Marrëveshja Kosovë-ENTSO-E, siguri më e madhe energjetike në rajon

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Kosovën për arritjen e marrëveshjes me Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) dhe anëtarët e Grupit Rajonal të Evropës Kontinentale lidhur me kushtet që duhet plotësuar për t’u lidhur me rrjetin elektrik evropian.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se miratimi i kësaj marrëveshje arrin finalizimin e projektit të filluar në vitin 2013, për të sjellur siguri energjetike më të madhe për rajonin.

“Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar palët që të gjejnë zgjidhje kreative dhe të qëndrueshme për të nxitur integrimin e mëtejshëm ekonomik. Ne mezi presim që të vazhdojmë të punojmë me Kosovën dhe partnerët e saj të shumtë gjersa ajo zbaton këtë vendim dhe vazhdon integrimin e saj në komunitetin evropian”, thuhet në deklaratë.

Republika e Kosovës do të kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, duke dalë përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe duke iu bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri.

Deri te kjo ka ardhur pasi të hënën është votuar Marrëveshja e re e Kyçjes në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO.

Exit mobile version