-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

SHBA komunikon me Osmanin, injoron Kurtin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shfaqur një qasje selektive në diplomacinë e tyre në Kosovë, duke përzgjedhur të komunikojnë vetëm me presideten Vjosa Osmani, ndërkohë duke injoruar krejtësisht kryeministrin Albin Kurti.

Në vizitat e fundit që zhvilluan zyrtarë të SHBA-së në Kosovë, në agjendën e tyre të takimeve të njëjtit nuk kanë përfshirë fare Kurtin, por veç Osmanin.

Kjo qasje selektive është vërejtur si një sinjal i qartë për partneritetin e tyre me Qeverinë Kurti.

Ditë më parë për vizitë në Kosovë ishte Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson. Ai u takua me Osmanin por Kurtin e shmangu.

Madje të dy pas takimit, mbajtën edhe konferencë të përbashkët për media.

Njëjtë veproi edhe zëvendës-shefja e USAID-it në Kosovë, McKnee e cila gjithashtu u takua vetëm me presidenten Osmani.

Rrugë të njëjtë zgjodhi edhe Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien. Ai të hënën bisedoi në telefon me Osmanin për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

Shqetësim për raportet mes dy vendeve, kishte shprehur edhe i Dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai kishte thënë se janë të brengosur për trajtimin që është duke ju bërë Qeveria e Kosovës.

“Ne jemi shumë të brengosur sepse Qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner, ata nuk punojnë me në për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun – për të cilin Amerika është plotësisht e angazhuar”, ka thënë Escobar.

Por, mendim krejt tjetër Esobar kishte shprehur për Osmanin.

Pas një takimi të mbyllur, Escobar tha se presidentja Osmani është garantuesja kryesore e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Republikës së Kosovës.

Sinjal që administrata amerikane nuk do të takohet me pushtetin kosovar, kishte dhënë muaj më parë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai ishte shprehur se “do të çuditej” nëse dikush nga pushteti do të mund të zhvillonte takimet të larta me administratën amerikane në dritën e plasaritjes së marrëdhënieve Kosovë-ShBA./Paparaci

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img