4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

SHBA kërkon që të lejohet regjistrimi bashkësive fetare në Kosovë, pavarësisht numrit të anëtarëve

Në dëgjimin publik për projektligjin e Lirive Fetare, Ambasada Amerikane në Kosovë ka kërkuar që të lejohet regjistrimi i bashkësive fetare pavarësisht numrit të anëtarëve dhe kohëzgjatjes së atij grupi fetar në Kosovë.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier i cili kërkoi që Projektligji për Liritë Fetare t’ua mundësoj të gjitha bashkësive fetare të regjistrohen pavarësisht numrit të anëtarëve.

Ai tha se me këto ndryshime do të mund të zgjidhen shumë nga problemet përfshirë edhe aspektin e statusit ligjor për grupet fetare.

“Kemi theksuar mungesën e statusit ligjor për grupet fetare si e metë e rëndësishme që i bënë pakicat fetare të cenueshme nga diskriminimi dhe për më shumë se 1 dekadë kemi nxitur Qeverinë që të miratoj ndryshimet në liritë fetare për të trajtuar pikërisht këto probleme. Ndryshimet e propozuara para pothuajse 10 viteve kanë kërkuar 50 anëtarë si minimum për të regjistruar e jo 100 siç në projektligjin e tanishëm”.

“SHBA rekomandon heqjen e ndonjë apo çdo reference për numrin më të vogël dhe do ta vë në pah se ka edhe shtete të tjera të cilat janë në vijë me politikën e SHBA për asnjë kërkesë për regjistrim…edhe njëherë e theksoj se është e rëndësishme të diskutohet çështjet e gjithpërfshirjes kur shqyrtohen këto ndryshime ligjore do të ishte më mirë që të gjitha bashkësitë fetare të lejohen të regjistrohen pa marr parasysh madhësinë e tyre apo kohëzgjatjen që sa kohë janë duke ushtruar besimin në Kosovë dhe të mos krijohen pengesa që krijon shprehjen individuale apo kolektive të besimit”, u shpreh ai.

Krahas krerëve qeveritar e institucional në këtë dëgjim publik morën pjesë edhe përfaqësues të bashkësive fetare në Kosovë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img