Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkaura (OKB), David Pressman, ka theksuar se vazhdon mbeshtetja e SHBA-va për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtarë.
Ai ka theksuar se inkurajojnë edhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë gjë.
“Kosova ka shënuar progres – sidomos me Gjykatën Speicale. Duhet të ketë reforma në gjyqësor për ta luftuar korrupsionin dhe për të tërhequr investimet e huaja”, ka shtuar përfaqësuesi i SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit, transmeton Telegrafi.
Ai gjithahtu tha se misioni i UNMIK-ut vazhdon të ketë shpenzime për funksionimin e saj në Kosovë, ani pse realiteti është ndryshe nga viti 1999 kur ky mision filloi punën dhe nga periudha e vitit 2008 kur u ristrukturua.
“Ne jemi të vetëdijshëm për disa tendenca për incidente, por dimë edhe se ka pasur rezultate që janë arritur përmes dialogut”, tha Pressman, duke aluduar në fërkimet e fundit mes marrëdhënieve Kosovë-Serbi.