SHBA ka akuzuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, për trafikim me drogë.
Uashingtoni zyrtar ka ofruar 15 milionë dollarë për informacione që do të çonin në arrestimin e tij, raporton BBC.
Ky vendim u njoftua nga Prokurori i Përgjithshëm, William Barr.
Përveç Maduro, ata kanë akuzuar zyrtarë të tjerë të lartë në qeverinë e Venezuelës dhe po ofrojnë një shpërblim për arrestimin e tyre.
SHBA-ja mbështet Juan Guaido, i cili u shpall veten president vitin e kaluar.
“Populli i Venezuelës meriton një qeveri transparente, të përgjegjshme dhe përfaqësuese që i shërben popullit të tyre dhe nuk ndërhyn në trafikun e drogës”, tha Departamenti i Shtetit.
“Këta individë shkelën besimin e publikut kur ndihmuan në shpërndarjen e lëndëve narkotike nga Venezuela, përfshirë aeroplanët që fluturonin nga bazat në Venezuelë”, përfundon deklarata. /kp