Site icon PrishtinaPress

SHBA kërkon hetim të plotë në rrëzimin e aeroplanit ukrainas

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë thirrje për bashkëpunim të plotë në lidhje me çdo hetim mbi shkakun e përplasjes së avionit ukrainas pranë Teheranit, deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje këtë incident dhe do të qëndrojnë të gatshme t’i ofrojnë Ukrainës gjithë ndihmën e mundshme”, deklaroi Pompeo duke i shprehur ngushëllimet e tij familjeve dhe miqve të 176 personave që humben jetën.

Aeroplani tip ”Boeing 737” i kompanisë ”Ukraine Airlines” u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti ndërkombëtar i Iranit ”Imam Khomeini”.

Sipas medieve raportohet se në bord ndodheshin 180 persona, përfshirë ekuipazhin.

”Shkaku i rrëzimit të aeroplanit mendohet një problem teknik”, theksoi një burim zyrtar. Por ka dyshime, që aeroplani mund të jetë rrëzuar nga autoritetet iraniane, të cilat pak kohë më vonë ndërmorën një sulm më raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak./ATSH/

Exit mobile version