3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

SHBA-ja thuhet se po kërkon që TikTok të shitet ose aplikacioni do të përballet me një ndalim të mundshëm

TikTok po përballet me një sfidë të drejtpërdrejtë për operacionet e tij të vazhdueshme në SHBA.

Administrata presidentit amerikan Joe Biden thuhet se po kërkon që TikTok të shitet nga kompania e saj mëmë kineze, ByteDance, ose të përballet me një ndalim të mundshëm. Kërkesa u raportua fillimisht nga The Wall Street Journal dhe më vonë nga The New York Times, transmeton Telegrafi.

Kërcënimi i Shtëpisë së Bardhë është një përshkallëzim nga ndalimet e kufizuara dhe legjislacioni në pritje që kanë dalë në rritje për disa kohë.

Në fund të shkurtit, administrata e Biden tha se agjencitë federale do të kenë 30 ditë për ta fshirë TikTok-un nga pajisjet qeveritare dhe kufizime të ngjashme janë implementuar edhe në disa shtete të SHBA-së.

Një projekt-ligj i paraqitur në fillim të këtij muaji do t’i jepte Sekretarit të Tregtisë mundësinë për të ndaluar kompanitë e huaja të operojnë në SHBA nëse ka kërcënime të sigurisë kombëtare – një arsye kryesore që disa zyrtarë të zgjedhur kanë thënë se TikTok duhet të ndalohet.

TikTok ka thënë se të dhënat e përdoruesve nuk ruhen në Kinë dhe ka propozuar një marrëveshje me qeverinë amerikane që do të mbyllte operacionet amerikane nga ByteDance për të zbutur shqetësimet e tyre. Wall Street Journal raportoi në dhjetor se negociatat midis TikTok dhe Washingtonit kishin ngecur dhe e ardhmja e marrëveshjes dukej e pasigurt.

Presioni nga Shtëpia e Bardhë po vjen derisa TikTok përgatitet t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me operacionet dhe marrëdhëniet e tij me qeverinë kineze. CEO Shou Zi Chew pritet të dëshmojë para një komiteti të Kongresit javën e ardhshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img