1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

SHBA- ja premton mbështetjen e vazhdueshme për Afganistanin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit afgan dhe Qeverisë në Kabul.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi sulmet vetëvrasëse në Afganistan kanë vrarë dhjetëra njerëz, në mesin e tyre dhjetë gazetarë.

“Vrasja e gazetarëve dhe e njerëzve të tjerë të pafajshëm është dëshmi e madhe e asaj që ne kundërshtojmë. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit afgan, do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Qeverisë afgane dhe misioni i NATO-s do të vazhdojë punën, derisa ata të lëvizin kah një zgjidhje politike”, tha Mattis.

Në sulmet e së hënës në Kabul kanë mbetur të vrarë 25 veta, përfshirë dy korrespondentë të Radios Evropa e Lirë dhe shtatë gazetarë të tjerë.

Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Në një tjetër shpërthim në provincën Khost ka mbetur i vrarë një gazetar i BBC-së.

“Ne po japim maksimumin dhe kemi qenë të suksesshëm në bllokimin e shumë sulmeve të tilla ndaj njerëzve të pafajshëm, por, fatkeqësisht, ato nganjëherë ndodhin”, tha Mattis.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img