Site icon PrishtinaPress

“SHBA-ja po ndez luftën në Kosovë…”

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, po pretendon se Washingtoni po nxit luftë në Kosovë.

Lukashenko në fjalimin e tij kushtuar Ditës së Unitetit Kombëtar, ka thënë se SHBA po e shtyn Evropën për një konfrontim ushtarak me Rusinë.

“Shtetet e Bashkuara po e shtyjnë Evropën në një konfrontim ushtarak me Rusinë në territorin e Ukrainës. Ata nuk i fshehin planet e tyre. Kontratat tashmë janë lidhur për vitet e ardhshme. Do të thotë, Ukraina do të shkatërrohet. Dhe qëllimi është të dobësohet Rusia dhe të shkatërrohet Bjellorusia”, tha Lukashenko në fjalimin e tij në Forumin patriotik kushtuar Ditës së Unitetit Kombëtar.

Më pas, ai e përmendi edhe Kosovën, duke thënë se SHBA-ja po ndez luftë, duke ushtruar presion mbi Serbinë.

“Amerika është i vetmi vend që përfiton nga ajo që po ndodh këtu: të vendosë Evropën në vendin e saj dhe të largojë konkurrentët e saj. Sot Ukraina, nesër do të jetë Moldavia ose shtetet baltike, Polonia ose Rumania. SHBA-ja po ndez luftën në Kosovë, duke u përpjekur të ushtrojë presion mbi Serbinë, të nxisë mosmarrëveshjet në Karabak, të turbullojë ujërat në Siri. Jo gjithçka është e thjeshtë as në Afganistan, as në vendet fqinje. Ëashingtoni është i pranishëm në të gjitha konfliktet e rëndësishme politike”, tha Lukashenko.

Exit mobile version