2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

ShBA-ja ofron deri 10 milionë dollarë shpërblim për kapjen e këtij biznesmeni

Departamenti i Shtetit i ShBA-së njoftoi të premten se do të ofrojë shpërblim deri në 10 milionë dollarë për ata që ofrojnë informata që çojnë në arrestimin ose dënimin e biznesmenit kolumbian, Alvaro Pulido, i cili akuzohet për pastrim parash në lidhje me skemën e dyshuar venezuelase të ryshfetit.

Njoftimi për shpërblimin masiv erdhi një ditë pasi Departamenti i Drejtësisë në ShBA i akuzoi Pulidon dhe katër të tjerë, përfshirë një politikan të partisë në pushtet në Venezuelë për pastrim procedurash në një skemë ryshfeti për të përfituar kontrata përmes programit të shtetëror venezuelas të ushqimit dhe ilaçeve, të njohur si CLAP.

“Pulido dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se e kanë rritur koston e prodhimit të kutive me ushqim me qëllim për të siguruar përfitime personale nga prodhimi i tyre”, thuhet në njoftimin për shpërblim në rast të kapjes së biznesmenit, shkruan Reuters.

Më pas, thuhet se Pulido dhe katër bashkëpunëtorët e tij u kanë dhënë ryshfet zyrtarëve të Qeverisë së Venezuelës në këmbim të ofrimit të ndihmës për t’i siguruar kontratat.

Pulido është partner i biznesmenit tjetër kolumbian, Alex Saab, i cili është i afërt me Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro dhe i cili më 16 tetor u ekstradua në ShBA nën akuzën për pastrim parash.

Në vitin 2019, Pulido ishte sanksionuar nga Departamenti i Thesarit i ShBA-së dhe ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nën dyshimin për pjesëmarrje në një skemë për pastrimin e parave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img