7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

SHBA-ja njofton edhe për 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të premten paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e cila është në vlerë prej 400 milionë dollarësh. Ajo përbëhet kryesisht nga municione, por që për herë të parë do të përfshijë ura taktike për të lëvizur tanket dhe automjetet e blinduara.

Urat mund të përdoren nga trupat ukrainase që janë trajnuar për “manovër me armë të kombinuara”, që është përdorimi i koordinuar i granatimeve të artilerisë, së bashku me lëvizjet e sulmit me tanke dhe automjete të blinduara, për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse që kur ata pushtuan Ukrainën një vit më parë.

Uashingtoni ka dhënë deri më tani rreth 32 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Rusisë në shkurt të vitit 2022.

Ndërsa më 3 mars, Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe vendet nga blloku i përbërë prej 27 shtetesh diskutuan planet për të dhënë një miliard euro shtesë, si dhe krijimin e një skeme të përbashkët prokurimi për të përshpejtuar dërgimin e artilerisë për të cilën Ukraina thotë se është vendimtare për t’iu kundërvënë forcave ruse.

BE-ja e ka ndihmuar Ukrainën përmes Fondit të saj Evropian të Paqes – një fond që përdoret për të rimbursuar vendet anëtare që ofrojnë armë, municion dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Sipas propozimit të fundit, vendet anëtare që ofrojnë municion menjëherë, u garantohet se do të rimbursohen me shpejtësi.

Për të financuar projektin, shtetet anëtare do të duhet të përdorin një miliardë euro shtesë, pasi ata tashmë ranë dakord në dhjetor për të plotësuar Fondacionin Evropian të Paqes me 2 miliardë euro të tjera, dhe me një mundësi për një shtesë prej 3.5 miliardë eurosh.

Sipas një zyrtari të BE-së, gjithsej 12 kompani në nëntë shtete anëtare po prodhojnë municionin e nevojshëm për Ukrainën. Komisioni Evropian, do t’i stimulojë këto kompani që të rrisin prodhimin, me garanci për kërkesë afatgjatë.

Sipas vlerësimeve të ndryshme, Ukraina po gjuan 6,000-7,000 predha artilerie çdo ditë, që është rreth një e treta e totalit të Rusisë.

Plani do të diskutohet nga ministrat e mbrojtjes së BE-së javën e ardhshme. /REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img