Site icon PrishtinaPress

SHBA-ja ndihmon Kosovën me 1.1 milion euro për luftimin e COVID-19

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e informoi Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të fundit nga Departamentit i Shtetit, deklaruar nga Sekretari Mike Pompeo se ShBA-të kanë ndarë 1.1 milion euro për luftimin e virusit COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi.

Dje Bashkimi Evropian ia ka ndarë Kosovës 68 milionë euro për pandeminë Covid-19.

“Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro dhe se përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t’u përballur me këtë pandemi”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu Ministri i Financave në Kosovë, Besnik Bislimi ka propozuar një pako për emergjencë fiskale për t’i ndihmuar qytetarët në nevojë dhe bizneset e prekura nga coronavirusi.

Ndërkaq, këtë të premte edhe dy persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë, duke çuar në 88 numri i të infektuarve.

Exit mobile version