Site icon PrishtinaPress

ShBA-ja miraton paketën e ndihmës prej 45 miliardë dollarësh për Ukrainën

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka miratuar një paketë ndihme prej 45 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Kjo vjen pasi presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi qytetarët e tij se Rusia mund të nisë sulme gjatë Krishtlindjeve – me një sulm ajror në Kherson duke lënë të paktën shtatë të vdekur sot.

Ai u ka kërkuar atyre që të marrin parasysh alarmet e sulmeve ajrore.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së e kontrolluar nga demokratët miratoi një projekt-ligj për financimin e qeverisë prej 1.66 trilion dollarësh, i cili siguron fonde ushtarake rekord dhe dërgon ndihmë urgjente në Ukrainë, disa orë përpara afatit të mesnatës.

Exit mobile version