2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

SHBA ia miraton shitjen e disa automjeteve ushtarake Maqedonisë së Veriut

Departamenti i Shtetit i ShBA-së e ka miratuar shitjen e disa automjeteve të lehta taktika dhe logjistikës mbështetëse në Maqedoni të Veriut, aleate e NATO-s, për një kosto të vlerësuar prej 111 milionë dollarësh.

Agjencia për Bashkëpunim në Sigurinë e Mbrojtjes, pjesë e Departamentit të Mbrojtjes, të premten e dërgoi në Kongres certifikatën e kërkuar të shitjes së propozuar dhe pritet që Kongresi ta miratojë shitjen, raporton Radio “Evropa e Lirë”.

Në deklaratën e kësaj agjencie thuhet se shitja e propozuar do ta fuqizojë “kapacitetin [e Maqedonisë së Veriut] për t’u ballafaquar me rreziqet e tanishme dhe në të ardhmen përmes ofrimit të kapacitetit të automjeteve taktike për të parandaluar armiq dhe për të marrë pjesë në operacione të NATO-s”.

Më tej, në deklaratë thuhet se shitja e propozuar e këtyre pajisjeve dhe përkrahja nuk do ta ndryshojnë baraspeshën themelore ushtarake në rajon.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img